MENU
klinika

NBA, play-off

Nets fitojnë edhe me mungesa, 1 hap larg finales

16.06.2021 - 09:04

Brooklyn Nets është vetëm një fitore larg finales së play-off në Konferencën e Lindjes të NBA. Edhe pse me mungesa të rëndësishme, skuadra e Brooklyn arriti të fitojë 114-108 ndaj Milwaukee Bucks, duke udhëhequr 3-2 serinë e gjysmëfinaleve.

Ndeshje e jashtëzakonshme e Kevin Durant, që e mbylli me një “triple double”, 49 pikë, 17 rebound e 10 asist. Mirë u paraqit edhe Jeff Green me 27 pikë, ndërsa James Harden, që rikthehej pas dëmtimit, realizoi vetëm 5 pikë.

Nets u mungonte Irving për shkak dëmtimi, por kjo nuk ndikoi. Diferenca prej 22 pikësh duket qartë për domonimin e vendasve, që u shfaqën krejt ndryshe nga ndeshja e fundit.

Nga ana tjetër, Milwaukee Bucks nuk arriti të përfitojë nga mungesat e ekipit rival. Antetokounmpo bëri detyrën, duke realizuar 34 pikë e 12 rebound, por gaboi në momentet e fundit, duke humbur një shans të artë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN