MENU
klinika

NBA, play-off

Rivalitet i fortë, tre gjysmëfinalet janë 2-2

15.06.2021 - 09:20

Rivalitet i fortë në gjysmëfinalet e play-off në NBA. Tre sfida janë 2-2 në serinë e ndeshjeve, ndërsa vetëm Phoenix Suns ka siguruar deri më tani finalen në Perëndim.

Kështu, Atlanta Hawks fitoi 103-100 ndaj Philadelphia, duke barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale mes dy ekipeve në Konferencën e Lindjes. Sfidë me emocione deri në fund.

Të gjithë titullarët e Atlanta realizuan mbi 10 pikë, me Young më të mirin 25 pikë e 18 rebound, ndërsa për miqtë mungoi lojtari lider. Tashmë në dispozicion janë edhe 3 ndeshje për të përcaktuar finalistin e parë të Lindjes. Finalisti tjetër do të dalë nga përballja Brooklyn Nets-Milwaukee Bucks, edhe kjo e fiksuar 2-2 deri tani.

Barazohet 2-2 edhe seria e gjysmëfinaleve në Perëndim mes Los Angeles Clippers dhe Utah Jazz, me vendasit që fituan 118-104. Sfidë e dominuar nga Clippers, ku u dalluan Leonard e George, me nga 31 pikë secili. Në kahun tjetër, Mitchell realizoi 37 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN