MENU
klinika

Euro 2020

De Bruyne-Hazard, në luftë me kohën për sfidën ndaj Italisë

29.06.2021 - 16:34

Belgjika kryqëzon gishtat për dy nga yjet e saj për përballjen me Italinë në çerekfinale Bëhet fjalë për Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard.

Të dy u dëmtuan në ndeshjen e fundit ndaj Portugalisë, De Bruyne në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Hazard la lojën në minutën e 87-të. Trajneri i Belgjikës është optimist se ata mund të rikuperohen.

“Lajmet për ata të dy janë goxha pozitive. Do të jetë një garë me kohën. Ne po i shikojmë nga dita në ditë. Është e vërtetë që nëse kalojmë në gjysmëfinale, ata patjetër që mund të luajnë. Por ne duam t’i kemi ata të gatshëm për çerekfinalen”, – tha trajneri Roberto Martinez.

Testet përjashtuan dëmtimin serioz të dy lojtarëve. Në mirë duket situata për mesfushorin e Manchester City, i cili pësoi një goditje në kavilje. Të paktën një pjesë loje De Bruyne mund ta përballojë.

Më ndryshe situata me Eden Hazard, që pësoi tërheqje. Mesfushori i Real Madrid ka edhe 3 ditë kohë. Belgjikë-Itali do të luhet të premten në Mynih duke filluar nga ora 21:00.