MENU
klinika

Pas eliminimit nga Euro 2020

Deschamps pranë largimit, ja kush e zëvendëson

29.06.2021 - 15:37

Franca u eliminua nga Euo 2020 dhe koha e Didier Deschamps në krye të stolit duket se ka përfunduar. Pasi bëhen analizat për eliminimin nga Euro 2020, stolin e kombëtares kampione të botës mund ta marrë Zinedine Zidane.

Ish-trajneri i Real Madrid është pa skuadër dhe gjithmonë e ka ëndërruar që një ditë të ulet në krye të kombëtares së “Gjelave”. Mediat thonë se në këto momente është duke bërë nxemjen, pasi e ardhmja e trajnerit aktual është në ajër.

Franca u kualifikua në Grupin F të “ferrit”, ku u rendit e para duke lënë pas Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë. Më pas u eliminua mbrëmë nga Zvicra me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultatin 3-3.

Deschamp mori kritika të shumta që nuk arriti të menaxhonte avantazhin 3-1 dhe nuk pati një skuadër agresive në këtë Evropian. Franca, përjashto ndeshjen me Gjermaninë, që e fitoi nga një autogol, jo vetëm që nuk arriti të fitonte më, por gjithnjë pësoi gol e para, si me Hungarinë, ashtu edhe me Portugalinë dhe Zvicrën. Për të gjitha këto, faturën e paguan trajneri.