MENU
klinika

Do të mbajë postin e kryeprokurores së Tiranës

Dorëhiqet nga kandidimi në SPAK Elizabeta Imeraj

18.06.2021 - 12:42

Elizabeta Imeraj do të dorëhiqet nga kandidimi në SPAK për shkak se do të mbajë postin e kryeprokurores së Tiranës. Mësohet se Imeraj e ka dorëzuar kërkesën në KLP.

Kujtojmë se më 26 mars, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht, caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.

Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara për shkak se nuk kishte dalë para vettingut. Imeraj doli para trupës së vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 24 mars kur KPK kreu hetim në të tre shtyllat, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.