Autodidakti i gjuhës shqipe, do të lidhej përjetësisht me tokën e shqipeve…
I deshi shqiptarët, me gjuhën dhe historinë e tyre të lashtë – të shkruar e të pashkruar. E mahniti bukuria e egër e këngës së dashurisë e të vajit. Njohu ndershmërinë dhe ashpërsinë e shqiptarëve. Shqiptarëve ndër breza, u dhuroi një pasuri të madhe kulturore, me vlera të paçmueshme./Konica.al
Falë punës me pasion e përkushtim të veçantë, të studiuesit dhe albanologut të njohur, Robert Elsie, shqiptarët u njohën me pamje dhe dëshmi nga tokat e banuara ndër shekuj me shqiptarë, të panjohura ose shumë të rralla – të para më shumë se një shekulli e gjysmë.
Ata ai i zbuloi nëpër arkiva dhe muze nga Evropa në Amerikë, apo në fondet private të studiuesve të ndryshëm, Elsie ka zbuluar edhe disa regjistrime me zë që dëshmojnë të folmet e shqipes në diasporën e hershme shqiptare.
Sot po sjellim të folmen në Ukrahinë, Bullgari dhe Moldavi… Duhet të klikoni mbi pikën e gjelbër për të dëgjuar incizimin përkatës. Për të ndryshuar vendin e të folmes, duhet të klikoni në “Back”.
Për të dëgjuar dialektet e gjuhës shqipe në Ukrahinë, Bullgari dhe Moldavi… klikoni KËTU.