MENU
klinika

Portieri i Kombëtares

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serie A

22.06.2021 - 15:33

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, nuk arriti të ngjitej në Serie A me ekipin  tij SPAL, por gjithsesi, ai mund të rikthehet në elitën e futbollit italian. Torino po mendon të përforcojë portën për sezonin e ardhshëm.

Gardiani kuqezi kaloi një sezon pozitiv në Serie B dhe tani klubi i Torinos e kërkon me ngulm, sepse Sirigu është një hap drejt largimit, dhe me portierin Vanja Milinkoviç-Saviç, që nuk bind si portier titullar, drejtuesit granata duan me çdo kusht Berishën.

Portieri kuqezi ka nërë mjaft mirë kur ka luajtur në nivele të larta edhe me Lazion dhe Atalantën. Zyrtarizimi si portier i ri i skuadrës së Torinos është çështje ditësh.