MENU
klinika

"Jashtë kufijve"

EURO 2020: Një incident i ëmbël…

22.06.2021 - 13:22

        Mbrëmja e të hënës, gjatë ndjeshjes Belgjikë-Finlandë, u shoqërua me një minispektakël që rrëmbeu gjithë vëmendjen.

Një vajzë e re, arriti të depërtonte rrethimin e forcave të sigurisë dhe hyri në fushë, për të bërë edhe ajo si të tjerët, reklamën e një produkti. Por, ajo që bën më shumë “çudi”, është sjellja kaq paqësore e dy policëve, me gruan e re.

Fotografitë përcjellin një incident… Ndërsa, fytyra e vajzës së guximshme dhe madje, e vetë përfaqësuesve të ruajtjes së sigurisë, nuk shpreh aspak irritim, as dhunë, as përleshje me këmbë e me duar edhe kur është në mes një femër…

Po nëse kjo, do të ndodhte në Arenën Kombëtare tonën? Përgjigja, mundet të jetë një skenë vulgare: krejt e kundërta e këtyre pamjeve ku nuk abuzohet delikatesa dhe dinjiteti i gjinisë së kundërt…

Bukuroshja e veshur me një kanotiere të zezë, ku i bëhej reklamë një kriptomonedhe, arriti të shkojë deri në mes të fushës gjer kur u ndalua nga rojet e sigurisë.

Një ngjarje e ngjashme u regjistrua dhe në ndeshjen Danimarkë-Rusi, kur një tifoz rus hyri në fushë, por u ndalua menjëherë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Maradona, te Bayern

10 episodet e 2020-s në futboll


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit