Princi Philip do të kishte festuar 100-vjetorin e lindjes në 10 qershor, por i ndjeri nuk arriti të prekte 1 shekull jetë pasi u nda nga jeta në muajin prill. Për rastin e ditës së tij të lindjes, anëtarët e familjes mbretërore e kanë kujtuar të dashurin e tyre përmes postimeve prekëse në rrjete sociale.
Duka dhe Dukesha e Cambridge, Kate Middleton dhe William, kanë kujtuar Pincin Philip me disa foto të shkëputura nga dhurata që Mbretëresha Elizabeth ka marrë për bashkëshortin e ndjerë. Mbretëresha ka marrë nga Royal Holticultural Society një trëndafil, që i është vendosur emri i Princit Philip dhe u mboll në tarracën e kështjellës së Windsor.
Paratë të cilat do të grumbullohen nga shitja e trëndafilit me emrin e Princit Philip do të jepen për fondin e trashëgimisë së të ndjerit. Këto para më vonë do të përdoren për të trajnuar shumë të rinj vullnetarë dhe lidera të së ardhmes së një organizate që është themeluar nga vetë Princi Philip.
View this post on Instagram
Nga ana tjetër Princi Charles ka ndarë në rrjete sociale një foto nga fëmijëria me babain e ndjerë për ta kujtuar me rastin e ditës së lindjes.
Kujtojmë se pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit Princit Philip në muajin prill pak ditë pas vdekjes së tij. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, Ëilliam dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.