MENU
klinika

Me shumë kilogramë shtesë dhe me celulit

Fotot e Camila Cabello-s po bëjnë xhiron në rrjet

07.06.2021 - 12:39

Disa foto të Camila Cabello-s të publikuara dje bënë xhiron e rrjetit.

Këngëtarja po shijonte një ditë me diell në plazh me të dashurin e saj, Shawn Mendes, raporton “US Weekly”.

Në fotot e publikuara online, Camila shihej e veshur me bikini me printe në ngjyrë blu, por format e saj trupore morën të gjithë vëmendjen dhe kritikat vërshuan drejt saj.

Shumë ndjekës i vunë në pah faktin që ka shtuar shumë kilogramë, që ka celulit dhe që i mungon një bark i tonifikuar.

Megjithatë, të shumtë ishin edhe ata që e mbështetën këngëtaren me famë botërore, pasi sipas tyre, kështu dukej një trup natyral, i paprekur dhe i paedituar në foto.

Ti je një grua e bukur një njeri normal, njësoj si të gjithë ne. Kjo është normale vajza. Ju lutem ndiqni bukurinë e vërtetë. Mos ndiqni idetë e pavërteta, të rrezikshme dhe manipuluese”,– komentoi dikush.

Më duhet të mbroj Camila Cabello-n në internet nga njerëzit që ofendojnë për trupin, sepse unë jam një njeri i denjë”,- shkroi një tjetër.

Pas gjithë mbështetjes dhe mesazheve pozitive që ka marrë, Camila falënderoi publikisht fansat e saj.

Faleminderit për dashurinë dje dhe sot, ju dua të gjithëve”,- shkroi këngëtarja në një postim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN