MENU
klinika

Aksidenti me katër të vdekur në aksin Fier-Vlorë

Gjykata jep masën e sigurisë për shoferin e “Audi”-t

27.06.2021 - 11:52

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin Igli Madani, i cili po drejtonte automjetin “Audi” që shkaktoi aksidentin tragjik në aksin Fier-Vlorë.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur mëngjesin e së premtes humbën jetën katër anëtarët e familjes, Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Mësohet se Igli Madani nuk ishte i pranishëm në seanca, por është paraqitur avokati i tij Remzi Mehmetaj me prokurë. Madani mësohet se ndodhet në Spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mes viktimave edhe dy fëmijë të mitur

Aksident tragjik, shuhet familja me katër anëtarë