MENU
klinika

Euro 2020

Italia e bukur, vendos rekord që në start

11.06.2021 - 23:01

Përfundon ndeshja e parë e Evropianit. Italia ka mundur 3-0 Turqinë në ndeshjen hapëse të Euro 2020. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, “Axurrët” kanë siguruar tri pikët e para në Grupin A në 45 minutat e dyta.

Sfida e Olimpico-s është zhbllokuar në minutën e 53-të nga një autogol i Demiral. Kjo ka qenë edhe hera e parë në historinë e Europianit që goli i parë i kampionatit ka qenë një autogol.

Në minutën e 66-të, Immobile ka dyfishuar për ekipin e Mancini-t, duke shënuar edhe golin e tij të parë me Italinë në një kompeticion madhor (Europion/Botëror). Goli i tretë dhe i sigurisë për “Axurrët” është shënuar nga Insigne në minutën e 79- të.

Për herë të parë në historinë e saj, Italia ka shënuar tre gola në një ndeshje të Kampionatit Europian. Vërtet për t’u habitur, kur është një nga pretendentët thuajse në cdo event.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN