MENU
klinika

Pas ribashkimit

Jennifer Lopez shfaqet më e lumtur se kurrë krah Ben Affleck

28.06.2021 - 10:01

Jennifer Lopez është fotografuar sërish në krahët e Ben Affleck dhe dukej më e lumtur se kurrë, Dyshja, të cilët u ndanë në vitin 2002 i kanë dhënë sërish një tjetër mundësi njëri-tjetrit pas afro dy dekadash.

Ylli i pop-it u fotografua me aktorin në Los Angeles të premten, pas një darke private në Avra ​​Beverly Hills Estiatorio. “Të dy dukeshin në humor të mirë. Ben gjithmonë duket shumë i lumtur kur është me Jenn.”, tha një burim për “People”.

Ata bënë paraqitjen e parë publike pak ditë më parë pas zërave për ribashkim, ku u panë duke u puthur dhe përqafuar. Sidoqoftë, përkundër faktit se paparacët po vrapojnë pas tyre, dhe thuhet se kjo ishte arsyeja pse ata u ndanë vite më parë, ata nuk hezitojnë të shfaqen së bashku në publik.