MENU
klinika

Hipotezat mjekësore

Katër pista se çfarë ndodhi me zemrën e Eriksen

16.06.2021 - 21:07

Ai është mirë, por enigmat për atë çfarë ndodhi kanë sjellë shumë pikëpetje jo vetëm për publikun. Christian Eriksen nuk është larguar ende nga spitali ku është nën vëzhgim pas sulmit në zemër gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë.

Mjekët që po e trajtojnë dhe që po përpiqen ta rikthejnë 100%, po kërkojnë shkaqet. La Gazzetta dello Sport vendos katër hipoteza në tryezë për danezin. E para, është është miokarditi për shkak të inflamacionit, bakterial ose viral, i cili nuk lë gjurmë.

Kjo do të ishte hipoteza më pozitive, pasi Eriksen mund të kthehej në fushë pa probleme. Pastaj mund të analizohet se çfarë mund të jetë një defekt trashëgues i muskulit të zemrës.

Një sëmundje e lindur dhe e pazbuluar kurrë më parë. Në këtë rast, operacioni mund të bëhet gjithashtu duke implantuar një defibrilator.

Hipoteza e tretë është ajo që ka të bëjë me një sëmundje të nyjes sinusale, ose që çon në bllokimin e zemrës. Në atë rast, përfundimi i aktiviteteve do të ishte i menjëhershëm për lojtarin e Interit.

Supozimi i fundit është ai që mjekët kanë punuar që nga fillimi: domethënë një mpiksje gjaku. Kjo hipotezë ka humbur forcën pasi mpiksja do të ishte lehtësisht e dallueshme me teste të thjeshta të gjakut.

Arsyeja për problemin e zemrës së Eriksen vazhdon të kërkohet, me shpresën për të gjetur një zgjidhje për problemin së shpejti dhe për të lejuar lojtarin të rifillojë aktivitetin fizik sa më shpejt të jetë e mundur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN