Kina ka thënë se do të ndërtojë 160 aeroporte të reja deri në vitin 2035 megjithse kritikohet nga Perëndimi si një nga vendet më ndotëse për emetimet e karbonit në atmosferë.
Në të gjithë Kinën ka aktualisht 241 aeroporte pas hapjes të dielën të qendrës gjigande të shumëpritur Chengdu Tianfu, që së shpejti do të qarkullojë 120 milionë pasagjerë në vit.
Presidenti kinez Xi Jinping më parë është zotuar që vendi i tij do të ulë emetimet e përgjithshme të karbonit në shumë afër zeros deri në vitin 2060, por kjo nuk e ka ndaluar superfuqinë e re të vazhdojë me projektet e saj afatgjata të infrastrukturës.
Aeroportet gjenerojnë një masë të madhe ndotjeje në ujë e ajër, prej trajtimit të karburanteve të avionëve dhe mbetjeve të tjera kimike.
Teksa ekonomia e Kinës ka pësuar një shpërthim zhvillimi edhe emetimet e saj në atmosferë janë shumëfishuar në tre dekadat e fundit.
Chengdu, kryeqyteti i provincës Sichuan, e famshme për pandat gjigande, është tashmë qyteti i tretë në vend me dy aeroporte ndërkombëtare.
Ndërtimi i fundit kushtoi 10 miliardë dollarë dhe shtrihet në 710,000 metra katrorë, në fazën e tij të parë.
Eksperti i aviacionit Brendan Sobie tha për CNN: “Aeroporti i ri i Chengdu nevojitej për të akomoduar rritjen e shpejtë ekonomike. Tregu i brendshëm i Kinës është rekuperuar tashmë nga pandemia do të vazhdojë rritjen. Duke parë masën e qytetit dhe vendndodhjen e tij qendrore, Chengdu pritet të përfitojë shumë”.
Faza e parë e aeroportit Chengdu Tianfu u përfundua brenda pesë viteve dhe mburret me teknologjnë e lartë të sigurisë dhe mjeteve të inteligjencës artificiale.
Aeroporti më i madh i hapur vitet e fundit në Kinë është Daxing International në Pekin në 2019, i dizenjuar nga i ndjeri Zaha Hadid.
Një terminal i tij është 97 fusha futbolli.