MENU
klinika

Gruaja kishte humbur kontaktet me të afërmit

Krim i rëndë në familje, vëllai vret me armë zjarri motrën

07.06.2021 - 09:07

Një krim i rëndë në familje ka tronditur qytetin e Shkodrës. Mësohet se vëllai ka vrarë me arme zjarri motrën e tij. Viktima është Diana Vuka, ndërsa në pranga është vënë vëllai i saj, Fabian Vuka.

Bëhet e ditur se gruaja rreth 58 vjeç kishte ardhur për pushime në Shkodër, pasi prej kohësh jetonte në Gjermani.

Autori Fabian Vuka njihet si një person i alkoolizuar, por ende nuk dihet nëse në momentin e krimit kishte konsumuar alkool apo jo.

Motivet për ngjarjen janë ende të paqarta, ndërsa policia po punon për zbardhjen e krimit.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shefi i komisariatit të Policisë Shkodër, Paulin Çupi ka dhënë detaje të reja në lidhje me krimin në familje, ku vëllai vrau me armë zjarri motrën e tij.

Sipas tij, gruaja prej dy ditësh kishte humbur kontaktet me njerëzit e saj të afërm dhe pas denoncimit jane ushtruar kontrolle në banesë e saj, ku edhe u gjet e vrarë.

Çupi sqaron se autori i dyshuar i krimit, vëllai i 58 vjecares u arrestua ne zonën rreth shtëpisë.

“Rreth orës 22:30 është marrë një telefonatë që shtetasja Diana Vuka ka humbur kontaktet me familjarët. Kemi organizuar shërbimet e policisë, verifikimi i parë është bërë në banesën e kësaj shtetase dhe është konstatuar e pajetë, Diana Vuka.

Është ushtruar kontrolli dhe në zonën rreth shtëpisë është ndaluar vëllai i saj, Fabian Vuka, autori i dyshuar. Po kryhen veprimet, kemi të bëjmë me një krim brenda familjes. Diana Vuka është emigrante në Gjermani dhe kishte 2-3 ditë që kishte ardhur”, tha Çupi.

Shefi i policisë tha se dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur me armë silenciator dhe se krimi mund te jetë kryer nje dite me parë.