MENU
klinika

Detajet e marrëveshjes

Lazio prezanton zyrtarisht trajnerin e ri

09.06.2021 - 14:33

Zyrtarizimi ka mbërritur. Pas shumë thashethemeve për të ardhmen e tij, Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lazio. Shumë i veçantë njoftimi i klubit bardhekaltër, i cili në rrjetet sociale postoi së pari vetëm një cigare, pastaj kostumin sportiv të skuadrës dhe një bankë.

Të gjitha të dhëna shumë të qarta për trajnerin e ri. I shkarkuar nga Juventus, pasi dështoi në Champions 2019-2020, Sarri qëndroi pa punë një vit, duke pritur një stol në të cilin do të vazhdonte karrierën si trajner.

Duke pasur parasysh shkuarjen e Simone Inzaghi tek Interi, në vend të Conte, presidenti Lotito bëri gjithçka për të marrë ish-teknikun e Juventusit.

Fitues i “Europa League” me Chelsea, i titullit me Juventusin, ish-trajneri idhull te Napoli, Sarri, tani përballet me një sfidë të veçantë, në një klub që ka fituar disa trofe në sezonet e fundit, pa e thënë kurrë me zë të madh fjalën në Serie A ose në Europë .

Sarri ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare; deri më 2023. Ai do të fitojë 3 milionë euro në sezon. Tani, hapësirë për merkaton; në përpjekje për të mbajtur Immobile, Milinkovic-Savic dhe Luis Alberto, si dhe ta përmirësojë skuadrën.

Në të kaluarën, Sarri është përballur me Lazio si trajner në 11 raste: vetëm 3 herë është mundur, 1 barazim dhe të tjerat fitore. Kjo do të jetë aventura e tij e katërt në Serie A, teksa debutoi aty me Empolin më 2014.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN