MENU
klinika

Merkato

Surpriza, Donnarumma do të luajë për Romën

08.06.2021 - 16:41

As Juventus dhe as Barcelona, portieri Donnarumma do të luajë për Romën. Në fakt, klubi roman do ta ketë në huazim dhe do të paguajë vetëm një pjesë të rrogës së majme, me shifrat që mbeten për t’u përcaktuar.

Do të jetë PSG ai që do të blejë Donnarumma, teksa francezët bënë maksimumin për ta marrë gardianin me parametër zero. Kryeqytetasit plotësuan dëshirat financiare dhe portieri do të firmosë një kontratë pesëvjeçare, nga e cila do të përfitojë 60 milionë euro përfshirë edhe bonuset.

Problemi qëndron se PSG ka rinovuar me Keylor Navas. Për portierin nga Kosta Rika nuk ka ofertë dhe kështu klubi është i detyruar ta mbajë për të paktën edhe një sezon. Mirëpo, me Donnarumman në ekip, portierët do të duhej të ndanin minutat, diçka që nuk do të linte të kënaqur asnjërin prej tyre.

Parizienët e kanë zgjidhur edhe këtë çështje. Donnarumma do të qëndrojë në Itali dhe do të jetë pjesë e Romës për sezonin e ardhshëm. Kështu, Donaruma do të fitonte edhe një vit më shumë eksperiencë me një trajner si Jose Mourinho dhe më pas do të bashkohej me PSG në vitin 2022.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN