MENU
klinika

Të rejat e fundit nga Euro 2020

Milik humb Europianin, De Bruyne është gati

08.06.2021 - 11:45

Kanë mbetur edhe pak ditë nga ceremonia hapëse e Europianit 2020, megjithatë, ndryshimet në listat e kombëtareve pjesëmarrëse nuk kanë të ndalur. Polonia ka konfirmuar mungesën e sulmuesit, Arkadiuz Milik, i cili ka lënë grumbullimin për shkak të një dëmtimi në gju.

Lëndimet e së shkuarës kanë ndikuar në formën fizike të 27-vjeçarit. Një mungesë e rëndësishme kjo për Poloninë, pasi sulmuesi i Marsejës ka kontribuar shumë për kombëtaren e tij. Në 59 sfida, sulmuesi ka shënuar 15 gola.

Dritë në fund të tunelit për mesfushorin belg, Kevin de Bruyne. Dëmtimi në finalen e Champions League ndaj Çelsi detyroi 29-vjeçarin që t’i nënshtrohet një operacioni në hundë. Kjo ka ndihmuar De Bruyne që të bashkohet me kombëtaren e Roberto Martinez, por të jetë në dilemë për sfidën e parë të Europianit përballë Rusisë.

Gjithsesi, në kampin e Belgjikës janë të bindur se De Bryjne do jetë në dispozicion të trajnerit për duelet e tjera të turneut të verës. Nuk ka Europian për Sergio Busquets. Mesfushori ka lënë grumbullimin pasi rezultoi pozitiv me Covid. Vendin e tij e ka marrë lojtari i Celta Vigo, Brasil Mendes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN