MENU
klinika

Guvernatori Sejko takim me FMN

Pandemia, ekonomia ka marrë kthesë drejt përmirësimit

15.06.2021 - 08:43

Edhe pse kërcënimi nga pandemia nuk konsiderohet i tejkaluar, ekonomia ka nisur të çlirohet nga pasojat negative që ajo shkaktoi.

Gjatë një takimi me misionin e FMN-së, guvernatori Sejko tha se ndonëse ekonomia vijon të përballet ende me pasojat e pandemisë në konsum, investime, punësim dhe në borxhin publik, treguesit kryesorë tashmë kanë marrë një kthesë drejt përmirësimit. Në vijim, lidhur me tregjet financiare, guvernatori shtoi se kushtet monetare në ekonomi vijojnë të mbeten akomoduese, tregjet operojnë të qeta, kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm, ndërsa sektori bankar ka vijuar të financojë bizneset dhe familjet. “Këto zhvillime pasqyrojnë si shëndetin e bilanceve të sektorit bankar, ashtu dhe reagimin e duhur të tij ndaj goditjes. Në muajin prill 2021 treguesi i kredive me probleme zbriti nën nivelin 7.8%, duke regjistruar vlerën më të ulët të regjistruar prej vitit 2009”.

MASAT

Në përgjigje të krizës së shkaktuar nga pandemia, Banka e Shqipërisë, përmes uljes së normës bazë të interesit, ofroi stimulin e nevojshëm monetar për të garantuar funksionimin normal të tregjeve financiare dhe për të nxitur më tej kreditimin e ekonomisë. Po ashtu, BSH ofroi lehtësi të mëtejshme për bizneset dhe familjet shqiptare, nëpërmjet lehtësimit të përkohshëm dhe të targetuar të mbikëqyrjes së rregulloreve të funksionimit të sektorit bankar, nëpërmjet moratoriumit gjashtëmujor të kësteve të kredisë dhe në formën e nxitjes së ristrukturimit të saj.

REFORMAT

Gjatë diskutimit dje, guvernatori Sejko dhe përfaqësuesit e FMN-së ranë dakord se politikat monetare e fiskale duhet të vijojnë të mbeten stimulues gjatë vitit në vazhdim, me synim ofrimin e mbështetjes së duhur për rritjen ekonomike. Misioni i FMN-së vlerësoi se qëndrimi i politikës monetare nga Banka e Shqipërisë ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke i shërbyer nxitjes së konsumit dhe investimeve, çka do të kontribuojë më tej në rritje të punësimit e të pagave, në linjë me objektivin e inflacionit të përcaktuar nga banka. Në një horizont afatgjatë, përfaqësuesit e FMNsë theksuan nevojën e përshpejtimit të axhendës së reformave strukturore. Një domosdoshmëri e parashtruar më herët kjo edhe nga Banka e Shqipërisë. Këto reforma duhet të synojnë rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e mëtejshëm të klimës së investimeve dhe të biznesit, si dhe forcimin afatgjatë të qëndrueshmërisë së financave publike, si instrumente që do të mundësojnë një rritje më të shpejtë e më të qëndrueshme të ekonomisë shqiptare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërimi i Këshillit Mbikqyrës

Mbyllet me sukses ankandi i emetimeve të bonove 12 mujore


Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin