MENU
klinika

Zhvillime të reja në Izrael

Pas 12 vitesh, epoka “Netanyahu” drejt fundit?

03.06.2021 - 08:26

Në mes të krizës qeveritare në Izrael ish-lideri i opozitës, Izchak Herzog u zgjodh president. Ai fitoi qartë ndaj mësueses Miriam Peretz.

Izchak Herzog vazhdon në këtë mënyrë gjurmët e të atit, Chaim Herzog, i cili ka qenë po ashtu presidenti i Izraelit. Parlamenti e zgjodhi Izchak Herzogun me 87 vota pro dhe 26 vota kundër. Presidenti ka kryesisht detyra përfaqësuese. 60-vjeçari konsiderohet si përfaqësues i elitës me origjinë evropiane dhe është shekullar.

Israel neu gewählter Präsident Izchak HerzogIzchak Herzog dhe Miriam Peretz

Ai fitoi ndaj mësueses dhe aktivistes 67-vjeçare Miriam Peretz, e cila vjen nga një familje me prejardhje të thjeshtë, është fetare dhe konsiderohet si figura drejtuese e hebrenjve me origjinë orientale në Izrael.

Herzog dëshiron të ndërtojë ura komunikimi

Herzogu tha se do të jetë “President i të gjithë Izraelitëve” dhe do të punojë për unitetin e vendit . “Tani është koha për të ndërtuar ura.” tha ai duke deklaruar se do të vazhdojë të luftojë kundër antisemitizmit dhe urrejtjes ndaj Izraelit në të gjithë botën.

Herzog ka udhëhequr Partinë Social Demokrate të Punës që nga viti 2013. Në vitin 2018 ai u bë kryetar i Agjencisë Hebraike, e cila është përgjegjëse, ndër të tjera, për imigracionin në Izrael.

Kryeministri Benjamin Netanjahu e uroi Herzogun përmes një postimi  në Twitter. Ai i uroi atij suksese në emër të të gjithë izraelitëve.

Israel | Erste Sitzung des neuen israelischen Parlaments in Jerusalem

Zgjedhja e presidentit u zhvillua pak para zëvendësimit të pritshëm të kreut konservator të qeverisë së djathtë, e cila është prej vitesh në pushtet.

Herzog do të marrë detyrën nga Presidenti i mëparshëm Reuven Rivlin në 9 korrik. Detyrat më të rëndësishme të kreut të shtetit përfshijnë faljen e të burgosurve dhe ngarkimi i një personi për të formuar qeverinë e re. Presidenti zgjidhet nga parlamenti çdo shtatë vjet me votim të fshehtë.