MENU
klinika

Katër orë bisedime në Gjenevë

Përfundon takimi mes Joe Biden dhe Vladimir Putin

16.06.2021 - 18:01

Në Gjenevë të Zvicrës përfundoi samiti midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Lajmi u konfirmua nga zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Bisedimet midis dy presidentëve zgjatën rreth katër orë dhe u zhvilluan në dy raunde.

Nuk është ende e qartë se për çfarë është biseduar dhe nëse është arritur ndonjë marrëveshje.

Biden dhe Putin pritet të dalin së shpejti në konferencë për media. /Rel/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN