MENU
klinika

Copa America

“Poker” i Brazilit, kalon në çerekfinale

18.06.2021 - 09:50

Mjaftojnë dy fitore dhe Brazili kalon në çerekfinale të “Copa America”. Në fakt, nga 5 skuadra të grupit, 4 kalojnë në fazën tjetër. Këtij raundi i bashkohet Seleção, e cila pas debutimit fitues ndaj Venezuelës, kapërcen edhe Perunë 4-0.

Në Rio de Janeiro është edhe nata e mbrojtësit të Juventusit, Alex Sandro, i cili në pjesën e parë hapi rezultatin, duke nënshkruar golin e tij të parë në ekipin kombëtar.

Dyfishimi nënshkruhet në pjesën e dytë nga Neymar, të cilit disa minuta më parë i ishte anuluar një penallti nga VAR (kontakt shumë i lehtë me Tapia). Everton Ribeiro shënon golin e tretë për Brazilin, shërbyer nga Emerson, pastaj Richarlison mbyll llogaritë më vonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN