MENU
klinika

U plagos me plumb në sy gjatë grabitjes në 2016-ën

Polici me medalje nderi arrestohet për dhunë në familje

24.06.2021 - 11:46

Një efektiv i Policisë së Kurbinit, që deri dje konsiderohej hero, madje kishte marrë edhe medalje nderi, është arrestuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat për dhunë në familje.

Ai është denoncuar nga bashkëshortja dhe i biri për dhunë të vazhdueshme. Bëhet fjalë për 53-vjeçarin Nikolin Gjergji, punonjës Policie i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kurbin. Gjergji mbeti i plagosur me një plumb në sy, më 22 dhjetor të vitit 2016, gjatë një operacioni për arrestimin e një 20-vjeçari që ishte grabitur një makinë luksoze “Porsche”, në Lezhë. Ndërsa më 13 janar të vitit 2017, në 104-vjetor- in e Policisë së Shtetit, ishdrejtori Haki Çako i dha atij medaljen e mirënjohjes. Ndërsa sot, pas gjithë heroizmit të kryer në shërbim dhe funksion të rendit e sigurisë publike, Nikolin Gjergji ndodhet pas hekurave, i dyshuar si autor i dhunës në familjen e vet, ndaj gruas e djalit.

ARRESTIMI

Efektivi i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin, Nikolin Gjergji 53 vjeç, është arrestuar dje pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bash- këshortes e djalit të tij. Gjergji, banues në Kurbin, u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, për veprën penale “Dhunë në familje”. Ndalimi i policit, erdhi pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja dhe djali për dhunë. Ndërkohë, nga ana e specialistëve të SHÇBA-së u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjekoligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhrit të mbrojtjes për dy shtetasit e dhunuar. Materialet procedurale në lidhje me rastin u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, ndërsa SHÇBA-ja bën thirrje për të denoncuar raste të ngjashme të dhunës brenda familjes nga ana e punonjësve të Policisë.

PLAGOSJA NE 2016

Një 20-vjeçar nga Lezha i quajtur Aldi Lleshaj, grabiti një makinë tip “Porsche”, 22 dhjetorin e vitit 2016, por Policia e pikasi dhe iu vu në ndjekje. I riu qëlloi në drejtim të Policisë duke plagosur në kokë, konkretisht në syrin e djathtë, efektivin Nikolin Gjergji. Ky zhvillim ngriti në këmbë Policinë e Shtetit, e cila angazhoi specialet e deri helikopter për kapjen e grabitësit. Me anë të një videoje Policia tregoi aksionin e arrestimit të grabitësi, i cili përfundoi në pranga i plagosur. Gjithçka ndodhi në harkun kohor të 90 minutave. Autori i maskuar dhe i armatosur Aldi Lleshaj, 20 vjeç, grabiti një makinë rreth orës 09:20 në autostradë afër Kryqëzimit të Arbërisë. Makina “Porsche Cayenne”, me targa “AA 870 II”, dyshohet se kishte brenda një shumë parash, ndërsa Policia ka qenë vetëm 300 metra larg vendit të grabitjes në postbllok. Autori kur ka parë makinën e Policisë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në kokë efektivi Nikolin Gjergji, i cili është transportuar në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë.