MENU
klinika

Krimi në Greqi ende me pikëpyetje

Pse nuk kishte shenja dhune në trupin e studentes britanike?

25.06.2021 - 11:38

Vrasja e studentes britanike nga bashkëshorti në Greqi, vijon të ngrejë pikëpyetje tek grupi hetimor edhe pse duket se është zbardhur.

Sipas mediave greke, e reja ishte duke fjetur rreth orës 04:05 të mëngjesit ndërsa në 04:11, zemra e saj pushoi së rrahuri.

Pikëpyetjet që ngrihen në këtë pikë janë se pse ajo nuk bëri rezistencë dhe pse nuk ka shenja dhune në trupin e saj. Ekspertët mundohen të japë disa përgjigje duke u nisur nga dëshmitë e bashkëshortit.

Fillimisht Babis deklaronte se Caroline po dridhej dhe se goja dhe hunda ishte nën jastëk dhe ja shtypi kokën. Në dëshminë e dytë ai thotë se goja dhe hunda ishin në jastëk dhe se ai e shtypi me peshën e trupit.

Në të dy rastet, ekspertët thonë se viktima do të duhej të bënte rezistencë.

‘Me forcë, ju i privoni personit frymëmarrjen. Kjo kërkon një veprim të zgjatur dhune, i cili nuk mund të konsiderohet si i menjëhershëm, ose që kjo dhunë të mos perceptohet nga autori”, pohon ekzaminuesi mjekësor Socrates Tsantiris.

Shpjegimi i vetëm që japin ekspertët është se Caroline duhet të ketë qenë e pavetëdijshme në momentet e krimit, pra viktima ka qenë në gjumë. Kjo hedh poshtë dhe një prej dëshmive të Babis i cili thoshte se në kohën e vrasjes, studentja ka shfaqur sjellje agresive.

Për më tepër, variantin e ekspertëve e forcon më tej dhe fakti se në trupin e Carolines nuk kishte shenja dhune. Nëse autori i krimit, siç thonë ekspertët, “ka përdorur një leckë dhe jo duart për të shkaktuar humbjen e vetëdijes, ai nuk lë shenja fare”. “Mënyra se si ajo ndërroi jetë, nëse sqarohet plotësisht, mund të tregojë shumë për vrasësin” shkruan media greke.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kërkoni ndjesë! Krimi nuk u bë nga një shqiptar"

Zv.kryeministri shqiptar kritikon mediat greke

"Do doja të kthehesha në kohë, unë e dashuroja"

Bashkëshorti i cili vrau studenten në Greqi flet për mediat