MENU
klinika

Nesër konferenca për shtyp

Real Madrid njofton zyrtarisht ndarjen e bujshme

16.06.2021 - 22:04

Pas shumë hamendësimesh dhe dilemash, tashmë është zyrtare, Sergio Ramos nuk është më pjesë e Real Madrid. Pas 16 vitesh me fanellën Los Blancos, Ramos do ta shohim diku tjetër, kjo mbetet për t’u parë.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit, e cila njoftoi një konferencë për shtyp ditën e nesërme në të cilën Ramos do të përshëndesë tifozët e klubit. I pranishëm në konferencë do të jetë dhe presidenti i klubit, Florentino Perez, i cili mendohet si arsyeja kryesore që mbrojtësi spanjoll largohet nga madrilenët.

Palët kishin kohë që ishin ulur për rinovimin e kontratës, por nuk është gjetur gjuha e përbashkët. Një sezon jo i mirë ky për Ramos, i cili pasi u la jashtë nga kombëtarja e Spanjës për Kampionatin Europian, largohet nga Reali pas 16 vitesh në skuadër.