Ky është edicioni i 16-të i Europianit në 60 vite. Për herë të parë u zhvillua në Francë në vitin 1960. Kjo është hera e parë që kompeticioni nuk do të luhet në vitin e përcaktuar, por një vit më vonë.
-Për herë të parë në histori, Europiani do të luhet në më shumë sesa dy vende. 11 shtete do të hapin dyert për kompeticionin e rëndësishëm Europian. Në disa prej tyre do të zhvillohet për herë të parë një ndeshje e kësaj rëndësie: Azerbajxhan, Danimarkë, Irlandë, Hungari, Rumani dhe Skoci.
-Dy kombëtare janë debutuese në këtë kompeticion. Bëhet fjalë për Finlandën dhe Maqedoninë e Veriut. Në edicionin e kaluar, 4 skuadra debutuese arritën të kualifikoheshin në fazën eliminatore dhe nuk u mjaftuan vetëm me pjesëmarrjen në grupe (Islandë, Irlandë e Veriut, Sllovaki dhe Uells).
-Në edicionin 2016, Portugalia u bë fituesja e parë e këtij kompeticioni pa asnjë ndeshje të fituar. Luzitanët shkuan në fazën me eliminim pas 3 barazimesh dhe u kualifikuan si skuadra e tretë e grupit.
-Në katër edicione, në Europë janë përballur në finale skuadrat që kanë qenë edhe në fazën e grupeve me njëra-tjetrën (1988, 1996, 2004 dhe 2012).
-Finalja e Europianit do të luhet në stadiumin “Wembley”. Dy finalet e fundit të luajtura në këtë stadium janë fituar nga Gjermania, Botërori i vitit 1966 dhe Europiani i vitit 1996.
-Gjermania, Spanja dhe Franca kanë fituar 53% të Europianëve (8 nga 15). Gjermania dhe Spanja janë të vetmet që kanë fituar 3 herë Europianin.
-“Pancerat” marrin pjesë për herë të 13-të në Europian, më shumë se në çdo kombëtare tjetër. Ndeshja e radhës për ta do të jetë e 50-ta duke u bërë ekipi i parë që e arrin këtë shifër.