MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa shpesh duhen bërë kontrollet e gjirit dhe mitrës?

14.06.2021 - 08:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa shpesh duhen bërë kontrollet e gjirit dhe mitrës?

Mjeku: Ne ofrojmë kontrollin. Duhet të bëjnë mamografi të paktën një herë në vit në mënyrë që të merren masa kanceri të kapet në stadin fillestar, sepse çelësi i suksesit në trajtimin e sëmundjeve të tilla është diagnostikimi i tyre në stade të hershme. Përveç mamografisë, të paktën një herë në vit të bëhet edhe pap testi, me anë të të cilit mbahet nën kontroll dhe shikohet nëse janë ose jo prezentë faktorët që shkaktojnë kancer të qafës së mitrës. Pap-testi, ndryshe nga mamografia, këshillohet të bëhet tek të gjitha femrat të cilat e kanë nisur tashmë jetën e tyre seksuale. Ky test duhet bërë çdo vit deri në moshën 30-vjeçare. Pas kësaj moshe në rast se rezultatet janë negative ndaj kancerit për 3 vite me radhë, atëherë ky test mund të bëhet më pas një herë në 3 vjet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.