MENU
klinika

Euro 2020, Grupi E

Spektakël në Sevilla, Spanjës i mungon goli

14.06.2021 - 23:01

Regjistrohet blofi më i madh deri më tani në ndeshjet e Evropianit. Spanja nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi ndaj Suedisë, duke lënë dy pikë me shumë vlerë që në start.

Ishte një ndeshje totalisht e dominuar nga ekipi i Enrique. Në fakt, portieri i Suedisë, Olsen, ishte protagonisti me disa pritje, teksa Morata ka shpërdoruar, si gjithmonë, një rast.

Por, suedezët ishin pranë avantazhit me anë të Isak, që ka goditur dhe Marcos Llorente devijoi topin që po shkonte në rrjetë, duke e çuar në shtyllë. U medndua se në pjesën e dytë do të kishte gola.

Suedia u tërhoq në gjysmëfushën e vet dhe përpara shumë rrallë zbriste, por edhe ku e bënte, e pafuqishme për të rrezikuar. Në fund Spanja bën presing pa fund, por portieri mik bëhet sërish hero në fund me pritjet e tij.