MENU
klinika

Ja se si

Tani mund të kontrolloni se kush mund t’ju shkruajë ose jo në Instagram

02.06.2021 - 09:35

Me siguri keni vënë re që profilet robotë në Instagram ju shkruajnë në Direct Message të paktën një herë në ditë, ose ndoshta ish-i ju çon vazhdimisht “???” kur ju nuk i ktheni përgjigje – Cilido qoftë problemi juaj, azhornimi i ri i Instagram ju vjen në ndihmë.

Ju mund të zbatoni kufizime për llojet e llogarive që lejohen t’ju dërgojnë mesazhe private. Kategoritë përfshijnë: Njerëzit me numrin tuaj të telefonit, miqtë e miqve në Facebook, llogaritë me të cilat keni ndërvepruar dhe ndjekësit tuaj në Instagram. Për shembull, ju mund të dëshironi të lejoni njerëzit që kanë numrin tuaj t’ju shkruajnë direkt dhe mesazhi të mbërrijë në rreshtin e bisedave tuaja, ndërsa miqtë e miqve në Facebook mund t’i çoni drejt e te “Message Request”.

Tani mund të kontrolloni se kush mund t'ju shkruajë ose jo

Ekziston edhe një seksion “Other People”, në të cilin ju mund të renditni në mënyrë specifike individë në Facebook dhe Instagram. Këtu mund të bëni “block” nga të dërguarit mesazhë kë të dëshironi.

Ky është vendi ku ju mund të bllokoni ish-in që të mos ju dërgojë mesazhe. Nëse doni të hapni dyert për të gjithë ose t’i mbyllni ato për të gjithë, ekziston edhe kjo mundësi. Ky azhurnim ka të bëjë vetëm me dhënien e kontrolleve të personalizuara mbi “kutinë” tonë të mesazheve.

Me azhornimin e ri, ju mund edhe të raportoni pjesë bisede që nuk ju pëlqejnë ose shkelin rregullat e Instagramit apo edhe të fshihni fjalë dhe emoji të caktuara që nuk doni që të tjerët t’i përdorin tek ju.

Tani mund të kontrolloni se kush mund t'ju shkruajë ose jo
RAPORTO NJË TEKST
Tani mund të kontrolloni se kush mund t'ju shkruajë ose jo
FILTRO FJALËT DHE EMOJI-T

Burimi: Bustle