MENU
klinika

Roland Garros

Tërhiqet Federer, mësohet çifti i parë çerekfinal

06.06.2021 - 17:46

Roger Federer arriti të kualifikohej në 1/8 finale të Roland Garros pas më shumë se 3 orë e gjysmë lojë, por  tërhiqet nga gara si pasojë e një dëmtimi në gju. Pas ndeshjes u diagnostikua dhe u vendos që të mos vijojë.

Tenisti zviceran fitoi ndaj gjermanit Dominik Koefer 3-1. Federer nuk do të rrezikojë në prag të turnet të madh “Wimbledon” i cili starton në datën 28 qershor, një grand slam që ai e ka për zemër dhe shanse më të mëdha për të fituar.

Berrettini, kundërshtari i Federer, kalon direkt në cerekfinale. Ndërkohë, avancojnë më tej edhe dy pretendenë. Greku Tsitsipas dhe rusi Medvedev do të përballen në cerekfinale, pasi fituan përkatësisht 3-0 ndaj spanjollit Carreno-Busta dhe kilianit Garin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN