MENU
klinika

Formula 1

Valtteri Bottas largohet në mes të sezonit?

10.06.2021 - 10:02

Ende pa kaluar gjysma e sezonit në Formula 1, te skuderia e Mercedes zien sërish cështja e kontratave të pilotëve. Paraqitjet e dobëta të finlandezit Valtteri Bottas këtë sezon po rrezikojnë vendin e tij të makina kampione, që ka humbur kreun e renditjes botërore.

Garat e fundit kanë qenë shumë të vështira për Bottas që me shumë gjasa nuk do të konfirmohet për vitin 2022. Madje përflitet se ai mund largohet më herët, për të evituar që Mercedes të humbasë titullin e kampiones.

Drejtori sportiv i makinës gjermane Toto Wolff tha se me të dy pilotët skuderia ka qenë gjithnjë e ndershme. Sipas tij ende nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e Valtteri apo Lewis.

Më herët Mercedes lajmëroi se për t’u mos u përsëritur precedenti i shkurtit, ku Hamilton rinovoi vetëm 2 javë para nisjes së sezonit, ka paralajmëruar pilotin britanik të vendosë brenda verës për të ardhmen e tij.

Sic dihet, Formula 1 ka vënë tavan nga viti 2022, ku dy pilotët nuk mund të paguhen më shumë se 30 milionë euro. Aktualisht kampioni merr 40 mln euro, ndërsa Bottas 9. Për të mos hequr dorë nga Hamilton, që mendohet deri në 25 milionë euro pagë për të, të largojnë Bottas dhe të marrin një pilot të ri dhe ambicioz.