MENU
klinika

Kush janë babë e bir?

Vritet me armë zjarri 62-vjeçari në Lushnjë, plagoset djali

03.06.2021 - 08:41

Një tjetër vrasje me armë zjarri është regjistruar mesnatën e kaluar në fshatin Fier i Ri në Lushnje. Sofokli Shani 57-vjeç si pasojë e një konflikti të çastit ka qëlluar për vdekje 62-vjeçarin Rako Qorri. I plagosur ka mbetur dhe djali i tij shtetasi Kejdi Qorri 31-vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, kanë bërë të mundur edhe kapjen e autorit, Sofokli Shani, 57-vjeç banues në fshatin Krutje e Sipërme.
Policia gjithashtu ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip ‘automatik’ me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i plotë

Kapet nga Policia disa minuta pas kryerjes së krimit autori i vrasjes së 62-vjeçarit dhe plagosjes së djalit të tij në fshatin Fier i Ri, Lushnjë.

Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin S. Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme.

Gjithashtu Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ka dyshime që autori dhe viktimat të jenë zënë si fillim në lokal dhe më pas ky i fundit ka qëlluar ndaj tyre me breshëri automatiku. Po ashtu mësohet se djali pas ngjarjes u transportua në spitalin e Lushnjës, dhe më pas në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Deri më tani nuk dihen arsyet e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që autori u arrestua pak pas krimit. Ky i fundit njihej nga banorët e zonës si një burrë i qetë, ndërsa është baba i tre fëmijëve emigrantë. Policia po heton në lidhje me ngjarjen e rëndë. Për më tepër shihni fotot që ka siguruar ‘BalkanWeb’ të viktimës dhe të djalit të tij të plagosur.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin