MENU
klinika

"I akuzuari"

Zola, shkrimtari fatkeq i polemikave

14.06.2021 - 16:57

        Shënoi dy faza të rëndësishme. Së pari, si pionier i natyralizmit, një prirje letrare me ndikim botëror. Së dyti, si protagonisti i njërës prej çështjeve gjyqësore më të famshme në Francë. Madje, për këtë arsye ndoshta edhe u vra./Konica.al

Emil Zola është një nga figurat e mëdha të letërsisë franceze, jeta e të cilit, por edhe vdekja, u shënuan nga polemika. Krijimtaria, mendimet dhe veprimtaria e tij intelektuale dhe politike u dhanë shkas shumë polemikave në kohën e tij. Për disa ishte një i demonizuar, për ca të tjerë i adhuruar, me të njëjtin pasion në të dyja palët.

Një nga aspektet befasuese të jetës së Zolasë, ishte fakti që ai nuk shkoi kurrë në universitet. U shndërruan në figurën letrare të shekujve 19-të dhe 20-të, edhe pse nuk kishte një arsim zyrtar superior. Në të vërtetë, nuk e kaloi dot provimin e maturës dhe për të mos u bërë barrë për nënën, vendosi t’i largohej jetës akademike dhe të fillonte punën.

“Detyra ime është të flas, nuk dua të jem bashkëfajtor. Netët e mia do të përndiqeshin nga spektri i të pafajshmit, i cili, duke vuajtur kalvarin më të tmerrshëm, vdes për një krim që nuk e ka kryer”.

Emil Zola pati jetë të vështirë dhe prodhoi një krijimtari drithëruese, madje vijon të konsiderohet ati i natyralizmit – rrymë letrare e ndikuar fuqimisht nga shkenca, që priret t’i tregojë qeniet njerëzore dhe shoqërinë në gjithë vrazhdësinë e tyre. Në parim, kjo ishte ajo çka i solli mospëlqimin e sektorëve më konservatorë të kohës.

Lindi në paris më 2 prill 1840. I ati, Françesko Zola ishte inxhinier me origjinë italiane, nëna, Emili Aubert, një grua e kulturuar që vinte nga borgjezia franceze. Zola ishte shok klase i Pol Sezanit gjatë viteve të hershme të shkollës, duke krijuar një miqësi të bukur që zgjati për shumë vite. Thuhet se të dy kishin dashuri të madhe për letërsinë dhe se ndanin leximet e para të autorëve romantikë të kohës, kryesisht Viktor Hygosë dhe Alfred dë Mysesë. I ati i vdiq kur ishte vetëm shtatë vjeç, ngjarje e cila ndikoi thellë në gjendjen financiare të familjes, që i detyroi të transferoheshin në një fshat në Paris. Miqësia me Sezanin vazhdoi, por Zola kishte vështirësi të mëdha. Fillimisht, Zola punoi në doganë, larg gjithçkaje që i interesonte. Sidoqoftë, në 1842 ai siguroi një punë në departamentin e reklamave të shtëpisë botuese “Hachette” dhe, më në fund, u ndje i plotësuar. Ishte pikërisht koha kur filloi të krijonte veprat e para letrare, megjithëse në parim kaluan pa rënë në sy. /Konica.al/Zola kalonte më shumë kohë duke shkruar, sesa duke punuar, si rrjedhojë e pushuan nga puna. Nuk u dekurajua dhe shumë shpejt filloi punë si kronist dhe kritik arti në gazetën “L’Événement”, ku filloi edhe një përkrahje të flakët të lëvizjes impresioniste, e papëlqyeshme në atë kohë; sidomos për Manet.  Në 1867, shkroi romanin “Terezë Raquin”, me të cilin arriti të bëhej më i njohur. Kjo i dha edhe impulsin për ta përcaktuar më mirë stilin dhe për të prodhuar një seri të tërë veprash, në të cilat trashëgimia gjenetike dhe konteksti shoqëror përcaktonin fatin e personazheve. Krijimtaria e tij zgjoi entuziazmin e shumë njerëzve, sakaq edhe neverinë te të tjerë, veçanërisht të kishës katolike.

Alfred Dreyfus ishte një hebre i akuzuar padrejtësisht, për spiunazh. Çështja u bë e njohur gjerësisht, si “Çështja Dreyfus”, kundër së cilës Emil Zola shkroi një artikullin “Unë akuzoj”. Një letër e hapur për presidentin e parë francez, e cila u botua në faqen e parë të gazetës “L’Aurore”. Teksti hapi një polemikë të fortë, për shkak të argumenteve që trajtonte. “Unë akuzoj” u lexua në mbarë botën dhe aty për aty Zola u padit për shpifje, u dënua me një vit burg dhe një gjobë të majme. Më pas, Zola shkoi në Londër, ndërsa u gjykua si i pandehur në mungesë, në Francë. Pafajësia e tij u provua më 1899, kur edhe u lejua të kthehej në Paris.

Iu rikthye sërish të shkruarit, por vdekja e kapi në befasi, më 29 shtator 1902, në shtëpinë e tij. Duket sikur ishte asfiksuar nga dioksidi i karbonit nga një avari e oxhakut. Sidoqoftë, jo pak hodhën dyshime për vrasje. Në të vërtetë, edhe një nga avokatët e tij kishte qenë viktimë e një sulmi pak para vdekjes së Emil Zolas. Zola mund të ishte vrarë për arsye politike, në një kohë ende të trazuar të çështjes Dreyfus, për të cilën shkrimtari kishte përqafuar kauzën. Romanet e shkrimtarit, me një stil të rrëmbyeshëm, madje simfonik, me ndjeshmëri epike, trazojnë botët. /Konica.al/Një rrëfimtar i shkëlqyer sa edhe një arkitekt ideal, ishte i pari që e shndërroi punëtorin në një personazh romani, si në rastin e “Germinal”. Nëse lexojmë “Priftëresha”, në kapitullin e parë, tregimi i një darke shoqërore në një pallat privat në parkun “Monso”, dëshmon se mizoria pariziane nuk ka ndryshuar…

“Librat e mi janë labirinte ku mund të gjeni, duke parë nga afër, holle dhe vendstrehime, vende të hapura dhe vende të fshehta, korridore të errëta, dhoma të ndriçuara”, – saktëson ai.

Vetëm në vitin 1906, Alfred Dreyfus-it iu provua pafajësia. Zola u varros pranë “Montmartre” në Paris, për t’u zhvendosur më pas, pas gjashtë vjetësh, në Panteon, në nderimin e vonuar të shkrimtarit./Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush ishte Pol Sezan?

Pol Sezan, tragjiku i vetmuar

“Harmoni paralele me natyrën”

Arti i ngjyrave tek Pol Sezani


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit