MENU
klinika

Një shofere... financiere

31-vjeçarja nga Kosova, nget timonin në Zvicër

01.07.2021 - 15:20

        Një rast i rrallë ky, që jemi mësuar ta shohim vetëm në vendet nordike, por Teuta ka marrë guximin të bëjë diçka ndryshe, duke thyer tabunë dhe stereotipet e femrave shqiptare.

Ajo lindi në vitin 1990 në Ferizaj dhe mbaroi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik për bankë, financë dhe kontabilitet, por vendi i saj nuk ia dha mundësinë për punë në profesionin që ëndërron.

“Jam lindur në Ferizaj në vitin 1990, kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme po në të njëjtin qytet, për të vazhduar pastaj me studime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik, Departamenti “Banka, Financa dhe Kontabilitet’’. Pas përfundimit të studimeve nuk pata fatin që profesionin tim ta ushtroj në vendlindjen time. Pas kurorëzimit të dashurisë me martesë në vitin 2013, vazhdova jetën pranë bashkëshortit tim, në Zvicër”, –  shprehet ajo.

Ajo u martua në vitin 2013 dhe ndoqi bashkëshortin në Zvicër, për të zgjedhur një profesion që rrallë haset te një femër, sidomos shqiptare: shofere autobusi.

“Në vitin 2013, kur isha në moshën 23-vjeçare, fillova një jetë të re bashkëshortore, në Wil, rajon i St.Gallen-it. Duke marrë parasysh se u rrita dhe mbarova shkollimin në Kosovë, ka qenë shumë e vështirë, në fillim. Po pata fatin të gjeja ngrohtësinë familjare dhe mbështetjen e bashkëshortit dhe prindërve të tij, që ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për një fillim të ri, larg vendlindjes”, – tha emigrantja.

Gjithsesi, nuk është rastësi që ajo është bërë shofere, pasi githmonë e ka pasur pasion të drejtonte makina. Megjithë pengesat, ajo ia doli dhe në prill të vitit 2017, arriti të pajiset me leje qarkullimi të kategorisë D, e vlefshme për autobusët.

“Dëshira e kamotshme dhe një pasion që kisha për vozitjen, më shtyu që të përgatitem për kategorinë D (shofere autobusi). Ishte një rrugë jo e lehtë dhe si çdo gjë tjetër, kishte edhe kjo pengesa. Në fund, unë ia dola që në prill të vitit 2017, të jem e pajisur me leje qarkullimi për kategorinë D”, – tregon ajo.

Pavarësisht se vendi i saj nuk ia dha mundësinë, ajo nuk e harron Kosovën dhe e viziton rregullisht dhe thotë se është gjithmonë ndjesi e bukur, të jesh në vendlindje, pranë familjes.

“Unë jam një vizitore e rregullt e Kosovës, para pandemisë, deri në katër herë në vit kemi ardhur me familje. Është ndenjë e bukur, me qenë në vendlindjen tënde, pranë familjes. Kjo, sepse familja ime jeton në Kosovë dhe për atë, dëshira është e madhe për Kosovën, ashtu dhe malli për vendlindjen”, – përfundon Teuta.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit