Njëzet e katër minuta për historinë. Siriania 12-vjeçare Hend Zaza, më e reja e Lojërave Olimpike, u eliminua në raundin e parë paraprak të pingpongut nga austriakja Liu Jia (kineze me origjinë), 39 vjeçe dhe nëna e një vajze 10-vjeçare.
“Mesazhi im për të gjithë është: luftoni për ëndrrat tuaja” – tha Zaza në fund të aventurës olimpike që e bëri atë më të rejën në Lojërat që nga viti 1968 (rekord mbetet për rumunen Beatrice Hustiu, duke garuar në patinazh në Grenoble 1968 në 11 vjet dhe 158 ditë).
“Kjo është Olimpiada ime e parë dhe herën tjetër do të punoj më shumë për një rezultat më të mirë. Të luash kundër një kundërshtare me shumë përvojë ishte shumë e vështirë, veçanërisht për ndeshjen time të parë olimpike”, – shpjegoi Zaza.
“Në pesë vitet e fundit unë jam përballur me kaq shumë sfida, veçanërisht me luftën e vazhdueshme në vendin tim, shtyrjen dhe fondet për Lojërat Olimpike që ishin zhdukur. Ishte shumë e vështirë, por unë doja të luftoja për ëndrrën time dhe e bëra realitet” – përfundoi siriania 12-vjecare.