MENU
klinika

"Tokyo 2020"

Olimpiada e shpresës, kur sporti triumfon

23.07.2021 - 21:49

Edicioni i 32-të i Lojërave Olimpike startoi sot. Një event që duhej të ishte zhvilluar një vit më parë, por që u shty për verën 2021 për shkak të pandemisë, që gjunjëzoi botën.

Gjithsesi, pas shumë mundimesh, izolimesh dhe përpjekjesh, jeta rinisi dhe bashkë me të edhe sporti, që tashmë po zhvillon eventin e tij më të rëndësishëm.

Në këtë Olimpiadë marrin pjesë sportistët më të mirë nga e gjithë bota, më saktë 206 delegacione olimpike parakaluan në Tokyo. Kjo konsiderohet si Olimpiada e shpresës, e rilindjes dhe triumfit, për të rikthyer buzëqeshjen në gjithë botën pas një viti të vështirë, ku pandemia ishte kryefjala.

Ceremonia e hapjes u zhvillua pa praninë e tifozëve, ndërkohë që në stadiumin me 65 mijë tifozë ishin vetëm 1000 të ftuar vip. Olimpiada u hap nga perdandori i Japonisë dhe presidenti i IOC, Thomas Bach.

Në fushën e stadiumit olimpik ishte një spektakël i vërtetë ngjyrash, organizuar me mjeshtëri nga Japonia, ku shfaqet rikthimi i sportit pas heshtjes së krijuar prej pandemisë.

Natyrisht që ky spektakël i reduktuar pasqyron edhe traditën e kulturën e Japonisë, të një vendi që pë përballet me një sfidë të vështirë, siç janë Lojërat Olimpike.

Koreografia ishte mahnitëse, ashtu sikurse i takon një eventi të tillë olimpik. Një ceremoni madhështore, që u transmetua “live” në të gjithë botën. Në fund të spektaklit u krye edhe parakalimi i delegacioneve olimpike, ku Shqipëria doli e 12-ta.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak