MENU
klinika

Tërheqja nga “Tokyo 2020”

“Nuk ndeshem me një izraelit”, Olimpiada është edhe politike

23.07.2021 - 21:00

Politika përherë ka qenë pjesë e Lojërave Olimpike, me simbole e sportistë që kanë shfaqur pikëpamje të ndryshme. Edhe “Tokyo 2020” nuk bëri përjashtim.

Xhudisti algjerian Fethi Nourine është tërhequr zyrtarisht nga Lojërat Olimpike para se të nisë garën e tij. Ai mori këtë vendim pasi shorti në peshën 73 kg me shumë gjasa do ta vinte përballë një rivali nga Izraeli, Tohar Butbul.

Nourine, do të përballej të hënën fillimisht me rivalin nga Sudani, Mohamed Abdalrasool (në duelin e parë) dhe më pas me izraelitin Butbul. Duke folur për mediat, algjeriani konfirmoi se ky është një vendim politik i marrë nga ai, në mbështetje të Palestinës.

“Kam punuar shumë për të ardhur në Olimpiadë, por çështja palestineze është më e madhe se gjithë kjo. Nuk ndeshem me një izraelit”.

Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak