Ashtu siç kishin paralajmëruar, një pjesë e bizneseve të Lungomares në Vlorë këtë mëngjes janë mbyllur.
Ata protestojnë kundër masave kufizuese dhe kërkojnë lejimin muzikës përtej orës 22:00, po ashtu bizneset kërkojnë që të shtyhet edhe ora policore.
Mbyllja e lokaleve sot, vjen një ditë pasi bizneset protestuan në mënyrë simbolike, duke vendosur himnin kombëtar në vend të muzikës.
Kjo formë proteste dje u shoqërua edhe me incident, pasi tre persona mes tyre dhe një grua, u shoqëruan ne polici.
Aksioni i policisë nisi pas orës 22:00, pasi disa pronarë lokalesh në Vlorës në shenjë proteste kishin vendosur në sfond himnin kombëtar, gjë që është cilësuar shkelje e aktit normativ për lejimin e muzikës.