MENU
klinika

Tenton vetëvrasjen

Burri vret gruan me thikë në Krujë

05.07.2021 - 11:42

Krimi në familje ka tronditir Krujën paraditen e kësaj të hëne. Burri ka vrarë gruan me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bubq.

Sipas uniformave blu në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me thikë, bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Më pas 51-vjeçari ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN