Camila Cabello dhe Shawn Mendes kanë festuar së fundmi 2-vjetorin e lidhjes. Për të festuar këtë përvjetor kaq të rëndësishëm ata të dy janë arratisur në Karaibe, ku Mendes postoi një foto duke shkëmbyer një puthje në buzë me partneren e tij.
“Gëzuar 2-vjetorin zemra ime”, shkoi ai përkrah fotos.
Cabello gjithashtu publikoi disa foto nga udhëtimi, në të cilat ata nxjerrin në pah anën e tyre më qesharake si çift.
“Gëzuar përvjetorin Kuko. Paçim shumë lumturi, më shumë miqësi dhe më shumë dashuri”, shkruan Cabello në urimin e saj.
View this post on Instagram
Çifti nisën marrëdhënien e tyre në 4 korrik të 2019-s, një muaj pasi publikuan bashkëpunimin e tyre të dytë, “Senorita”, të nominuar për çmimet “Grammy”.
Ndërkohë në një rrëfim të bërë së fundmi, Shaën Mendes ka treguar frikën e tij më të madhe, të cilën e ka zbuluar menjëherë pas një debati me Camila.
“I ngrita zërin asaj dhe ajo më tha ‘Nuk më pëlqen kur më ngre zërin. Pse më ngrite zërin?’. Dhe menjëherë fillova të mbrohesha. I thashë ‘Nuk po të ngrija zërin!’. Por në fakt ja ngrita zërin. Dhe ndjeva që ajo po tkurrej, ndërsa unë po rritesha dhe po mendoja ‘Oh Zot, kjo është gjëja më e keqe’. Jam shumë i tmerruar nga të qenit i lig. Kam shumë frikë të jem i keq”, tregoi Mendes.
Më pas ai tha se frika e tij për të qenë “i lig” e shtyu atë të hynte në një “bisedë të thellë” me Cabello se si të qenurit mbrojtës për të bërë diçka të gabuar e bëri atë që të ngrinte zërin.
“Ndoshta ka edhe të keqe brenda meje dhe unë duhet të pranoj që ekziston. Por unë nuk mund të shmangë faktin se ka pak errësirë brenda meje dhe ta lë këtë errësirë të jetë e pranishme është një ndjenjë e tmerrshme”, ka thënë këngëtari.