MENU
klinika

Trajneri italian

Conte refuzon një kombëtare të madhe, dëshiron klub

21.07.2021 - 10:35

Antonio Conte duket se nuk ka dëshirë të drejtojë një ekip kombëtar, të paktën në këto momente. Një prapaskenë interesante është zbuluar së fundmi në mediat italiane.

Sipas gazetarit të mirënjohur, Maurizio Pistocci, trajneri që shpalli Interin kampion ka refuzuar të marrë drejtimin e kombëtares holandeze, pas largimit të Frank De Boer, i cili dështoi në Kampionatin Evropian.

Conte, i cili në të kaluarën ka drejtuar kombëtaren italiane nga viti 2014 deri në 2016 është aktualisht i lirë, pas “divorcit” me zikaltërit e Interit.

51-vjeçarit së fundmi iu bë një ofertë nga federata holandeze për të marrë drejtimin e “Tulipanëve”, por sipas gazetarit italian, kjo ofertë është refuzuar nga Conte, i cili është në pritje të ndonjë klubi. të madh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN