MENU
klinika

Lokalet mbyllin dyert për klientët

Dritan Leli takon pronarët e bizneseve në Lungomare

19.07.2021 - 13:17

Pas protestave të zhvilluara kundër orarit të kufizimit, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka takuar këtë të hënë disa prej pronarëve të bizneseve në Lungomare. Takimi mes tyre vjen menjëherë pas protestave dhe replikës së kryeministrit Rama me bizneset për kërkesën e tyre lidhur me shtyrjen e orarit të kufizimit.

Kujtojmë që rreth 90 biznese përgjatë Lungomares vendosën që të mbyllin aktivitetin e tyre për 24 orë në formë proteste.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme pati përplasje mes pronarëve të bizneseve dhe policisë e cila shoqëroi në komisariat 3 persona. Në përgjigje të bizneseve, kryeministri Rama tha se Lungomare nuk ka muzikë por ndotje akustike nga zhurmat.

Ai tha se nesër lirohet me një orë orari i kufizimit teksa i bëri thirrje atyre që duan të kërcejnë deri në orët e vona, të organizohen në natyrë pa shqetësuar njeri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bizneset përshkallëzojnë protestën

Mbyllen lokalet në zonën e Lungomares


“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë

Turistët zgjedhin Vlorën për të pushuar

“Klima dhe çmimet e lira”, plazh edhe në nëntor

Plan për zgjerimin e tokës ku do ndërtohet

“Etje” për apartamente në Vlorë