MENU
klinika

"Nuk di çfarë të mendoj..."

E ëma e Britney Spears reagon pas akuzave të së bijës

05.07.2021 - 10:20

Nëna e Britney Spears, Lynne ka folur për herë të parë pas dëshmisë tronditëse që dha e bija në gjykatë pak ditë më parë, ku kërkoi t’i jepej fund kujdestarisë ligjore të së atit. Në një prononcim për mediat e huaja, nëna e këngëtares adresoi polemikat dhe tha: “Kam ndjenja të ndryshme për gjithçka. Nuk di çfarë të mendoj. Është shumë e dhimbshme dhe shqetësuese.

Lynne thuhet se fliste me pëshpëritje ndërsa po jepte intervistën për gazetarët dhe se nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të hollësishme në lidhje me rastin në fjalë. Shumë fansa kanë akuzuar familjen e këngëtares se kanë përfituar nga suksesi i saj, dhe duke mos e mbështetur në betejën ligjore për t’i dhënë fund kujdestarisë.

Lynne nuk ka komentuar asnjëherë betejën e Britney për të rifituar pavarësinë, e cila filloi si një përpjekje për të larguar të atin nga roli i kujdestarit ligjor. Britney pretendoi se marrëveshja ligjore e vitit 2008, i kishte sjellë shumë dëme për shkak të kushteve të rrepta. Mes të tjerash, ajo pretendoi se nuk mund të martohej dhe të bënte fëmijë pasi nuk i lejohej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jam zonja Extra...”

Cardi B ndihet si Britney Spears


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat