MENU
klinika

Nuk ka panik

E habitshme, kampioni i Evropës pa kontratë

15.07.2021 - 12:38

Është padiskutim njeriu i momentit në futbollin evropian dhe jo vetëm, por edhe një futbollist si ai mund të mbetet pa ekip. Giorgio Chiellini, kapiteni i ekipit kombëtar dhe një nga protagonistët e mëdhenj në fitoren e Euro 2020, është aktualisht pa kontratë, pasi ajo me Juventus skadoi në fundin e muajit qershor.

Mbrojtësi veteran luajti gjysmëfinalen kundër Spanjës e finalen e Kampionatit Evropian kundër Anglisë si një lojtar pa një klub. Kontrata e mëparshme e Chiellini parashikonte një pagesë prej 3.5 milionë euro neto në vit.

Pavarësisht nga fakti se në Itali nuk ka dyshime për vazhdimësinë e tij te Juventus, ende nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare midis palëve. Pritet që në javët e ardhshme klubi nga Torino të konfirmojë zgjatjen e kontratës së një lojtari që ka shënuar historinë në sezonet e fundit.

Chiellini ka luajtur për Juventus që nga viti 2005 dhe sezoni i kaluar ishte i gjashtëmbëdhjeti në karrierën e tij për ekipin bardhezi, me të cilët ka luajtur 535 ndeshje dhe ka shënuar 36 gola.

Ai ka fituar nëntë tituj të Serisë A, pesë Super Kupa Italiane dhe pesë Kupa të Italisë, si dhe humbi dy finale të Ligës së Kampionëve: në vitin 2015 kundër Barcelonës dhe në 2017 kundër Real Madrid.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN