MENU
klinika

Kërkojnë lirimin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-ushtarë të UÇK-së protestojnë në Prishtinë

09.07.2021 - 13:46

Përpara godinës së Kryeministrisë në Prishtinë është protestuar në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Ish-ushtarë të UÇK-së janë për të protestuar duke mbajtur parulla me mbishkrimin “Unë jam veç një çlirimtar, kështu më deshi liria”. Kjo protestë është organizuar nga Nuredin Gashi ish-pjesëtar i UÇK-së.

Ata kanë kërkuar lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqin duke bërë thirrje që edhe qeveria të reagojë për mbajtjen e tyre në paraburgim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kosovë/ Wesley Clark nuk e kursen mendimin

“Aktakuzat e Speciales pengojnë progresin”