MENU
klinika

“Çmimi i Guximit dhe Qytetërimit”

Jeff Bezos shpall nismën e re

23.07.2021 - 09:27

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, tha të martën pasi fluturoi në skaj të hapësirës se ai kishte në plan të jepte 100 milion dollarë secili për kontribuesin e CNN-it, Van Jones dhe kuzhinierin, Jose Andres.

Sipas CNN, Bezos tha se Jones dhe Andres ishin të lirë të bënin “çfarë të donin” me paratë të cilat janë të lidhura me një nismë filantropike “të befasishme” që ai e shpalli duke e quajtur, Çmimi për Guxim dhe Qytetari.

“Ata mund t’i japin të gjitha për bamirësi, ose ata mund ta ndajnë pasurinë. Varet nga ata.“-tha Bezos në një konferencë shtypi pas udhëtimit të tij në hapësirë

Bezos e konsideroi si një çmim që synon të nderojë ata që kanë demonstruar guxim dhe janë përpjekur të jenë bashkëpunues në një botë përçarëse.

Jones, duke pranuar çmimin, tha se ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet dhe shoti se këto para do tja japi njerzve të tjerë që kanë një frymë të ngjashme bashkëpunimi.

Ndërsa Andrés, i cili me përpjekjet e tij është munduar për të ushqyer ata që kanë nevojë në të gjithë botën, tha se vetë çmimi “nuk mund ta ushqejë botën më vete”.

Nisma filantropike nga Bezos vjen ndërsa ai dhe shokët e tij miliarderë si Richard Branson, investitori Virgin Galactic, përballen me kritika për shpenzimin e pasurisë së tyre në turizmin hapësinor. Bezos më parë është kritikuar se nuk ka kontribuar më shumë në filantropi, por ka dhuruar miliarda dollarë vitet e fundit për kauza si ndryshimi i klimës.