MENU
klinika

Një sportist pozitiv pas garës

Jepet e para medalje e artë në Lojërat Olimpike

24.07.2021 - 09:47

Kanë filluar të jepen medaljet e para në Lojërat Olimpike. E para shkoi për qitësen kineze Yang Qian. Ajo zuri vendin e parë në garën e 10 metrave karabinë për femra.

Në vendin e dytë u rendit sportistja ruse Anastasiia Galashina (argjend) dhe në të tretin zviceriania Nina Christen (bronz). Në sportin e qitjes garon edhe sportistja jonë Emanuela Delilaj, në disiplinën 10 metra pistoletë ajri.

Ndërsa sportisti holandez i garave të kanotazhit, Finn Florijn, që dje mori pjesë në garat eliminatore të kësaj disiplinë, ka dalë sot pozitiv pas testit të zakonshëm që kryhet çdo ditë në Fshatin Olimpik.

Sportisti është asimptomatik dhe ka hyrë menjëherë në izolim, ndërkohë që sot ai duhej të garonte sërish. Lajmin e konfirmuan autoritetet olimpike holandeze, që shtuan se 21-vjeçari është në gjendje të mirë.