MENU
klinika

"Shqipëria morale"

Letërkëmbimi i Faik Konicës me Athanas Tashkon

01.07.2021 - 13:17

        Faik Konica:

“Po të më pyeste njeri ç’ndryshim ka në mes të popujve të egër dhe popujve të qytetëruar, edhe po të me lutej të përgjigjem shkurt e mirë, në katër a pesë fjalë me kuptim të plotë, – do t’i thosha: popuj të qytetëruar janë ata që kanë për themel Dekalogun (urdhëra të cilat gjenden edhe në Bibël edhe në Kur’an) ose ndonjë kanun që zë vendin e Dekalogut: popuj të egër janë ata që s’njohin asnjë rregull të këtillë…

Do të ma presë njeri fjalën dhe do të më thotë: pse në Francë, në Angli, në Amerikë etj., që janë pa dyshim vende të qytetëruara, a nuk ka për ditë vrasje, vjedhje e njëqind të liga të tjera? –

Përgjigjem: padyshim ka dhe do të ketë kurdoherë, këtë s’e mohon njeri.

Po vëni re një ndryshim me rëndësi shumë të madhe: në vende të shtruara e të qytetëruara krimineli shikohet me sy të keq, si një gjë e fëlliqur dhe e poshtër; secili i ndihmon policisë që ta zërë; edhe në qoftë se shpëton keqbërësi nga të mospaturit mjaft prova, dyshimi që e rrethon arrin për ta ftohur e për ta larguar botën. Po është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur ik, e fshehin nga i vet-thëni gjyq, nëse i teket ndonjë të vetë-thëni polic sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i ‘mendur për të marrë anën e kanunit/ligjit, e shajnë dhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë: kur i dëgjohet emri në një sallon a mbi udhë, njerëzve u ngjethet mishi dhe u vjen neveri; në qendrat e diturisë e shikojnë si një shpellë kafshësh të egra ku s’është dukur kurrë ndonjë shenjë njerëzie; në qarqet politike e diplomatike thonë se është për të qeshur të lihet i lirë një popull i cili s’ka ditur qe më tepër se dy mijë vjet vetëm se të derdhë gjak dhe s’njeh tjetër zanat veç vrasjes. Të tilla fjalë janë thënë mijëra vjet me gojë dhe me pendë…

Për cilin vend dhe për cilin popull flas do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Evropë…

Kur m’u poq mendja më tepër, që pesëmbëdhjetë vjet e tëhu, kuptova se problemi i Shqipërisë më tepër se kombëtar ishte një problem moral. Me fjalë të tjera, kuptova se ky popull që të shpëtojë ka nevojë, më parë se çdo gjë tjetër, t’i stërvitet e t’i lartësohet karakteri e t’i spastrohet zemra…”

      Athanas Tashko:

“Në orë të mira shkruan shumë bukur dhe i shërben çështjes sonë kombëtare, por në realitet zotrote një herë në mot shkruan për të gëzuar zemrat tona dhe nëntëdhjetë e nëndë për t’i ftohur. Zotrote, kërkon që të mos ketë në botë tjatrë shkrimtar, gazetar, politikan ose kryetar përveç teje.

Mirëpo shqiptarët nuk duan kështu e në qoftë se ajo do të bënet nga një Faik, për një Faik e me një Faik… kurrë mos u bëftë!

Mblith mendjen, pra, o zotëri se na plase shpirtin.

Na plase zemrën sepse nuk ke lënë gjë pa sharë, të duruam shumë, por që tani e tutje, nuku do të durojmë se nuku durohesh.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ju rrëfej vëllezërit e mi...

“Një ëndërr e zhdukur nuk përsëritet”

Fuqitë e mëdha, Vidi dhe Shqipëria

“1001 net” e përralla me mbret!


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit