Një episod i pazakontë ndodhi së fundmi në Japoni. Sot nisën në Fukushima eventet e para sportive të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, me ndeshjet e futbollit për femra.
Këto sfida janë zhvilluar me dyer të mbyllura por në impiantin sportiv ka qenë një spektator i papritur dhe i frikshëm. Një ari i murrmë është parë në ambientet e impiantit sportiv. Një roje e gjeti ariun në brendësi të gardhit dhe është përpjekur ta kapë atë, por ariu është arratisur.
Sipas “Sports Hochi”, forcat e rendit janë vënë në ndjekje të kafshës, por pa sukses. Muajin e kaluar, një ari i murrmë është parë në zonën e Sapporo, ku plagosi 4 persona para se të vritej.
Bear storms softball event as concerns raised over smelly Olympic swimming venue | @Tom_Morgs https://t.co/vXojrVf3Gt #tokyo2020
— Telegraph Sport (@TelegraphSport) July 21, 2021